Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, arrestohet në Greqi autori Lulzim Tabaku

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë, arrestohet në Greqi autori Lulzim Tabaku

Lulzim Tabaku, 37 vjeç, i dyshuar si autor i vrasjes së Rexhep Ismailit, dhe Idriz Çelo, 40 vjeç, janë arrestuar në Greqi me qëllim ekstradimin në Shqipëri. 66-vjeçari u vra me armë zjarri më 7 maj 2026, në lokalin e tij në fshatin Gjashtë të Sarandës. Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët grekë, ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “The Wanted”, duke arrestuar përkohësisht dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë. Sipas hetimeve, më 7 maj 2026, pas një konflikti mes disa personave, ku u përdorën sende të forta, Lulzim Tabaku dyshohet se ka qëlluar me pistoletë ndaj Rexhep Ismailit, 66 vjeç, në ambientet e lokalit të këtij të fundit, duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë, Idriz Çelo...