Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë: Prokuroria nis hetimet ndaj zyrtarëve për dështimet institucionale
Prokuroria e Posaçme dhe Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë kanë nisur hetimet dhe verifikimet urgjente ndaj zyrtarëve kompetentë, për të përcaktuar përgjegjësitë institucionale dhe individuale që çuan në vrasjen e Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Hetimet përqendrohen te dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi viktima u godit për vdekje me mjet të fortë nga kunati i saj A.S. — i cili mbetet ende në arrati — vetëm pak kohë pasi u kthye në shtëpinë e përbashkët e shoqëruar nga Policia. Ngjarja ndodhi në të njëjtën mbrëmje kur ajo kishte denoncuar sërish dhunën në familje, çka solli arrestimin e ish-bashkëshortit të saj J.S. Ndërkohë, tri ditë para krimit, më 22 tetor, Zekaj i ishte ankuar kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, për...
Burimi:
javanews.al