Vrasja e Arlinda Zekajt, mes debateve të forta, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën
Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Pejë, e cila ishte ankuar vazhdimisht pranë organeve të drejtësisë për dhunë në familje, si dhe për krijimin e mekanizmave për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, grave dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Rezoluta u miratua në orët e vona të së hënës, me 67 vota pro, në një seancë të jashtëzakonshme të shënuar nga përplasjet mes opozitës dhe partisë në pushtet mbi përgjegjësinë për rastet e vrasjeve si pasojë e dhunës në familje në vend. Shumica e deputetëve të opozitës kërkuan nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të japin dorëheqjen pas vrasjes së Zekajt, e cila është gruaja e...
Burimi:
javanews.al