Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 61-vjeçarit Urim Fiku në Bulqizë, ngjarje e cila fillimisht u dyshua se kishte ndodhur si pasojë e sulmit nga një ari. Hetimet kanë zbuluar se bëhej fjalë për një krim të rëndë brenda familjes, ndërsa për ngjarjen janë arrestuar bashkëshortja e viktimës, Sadete Fiku, dhe djali i tij, Gëzim Fiku. Sipas të dhënave hetimore, 61-vjeçari dyshohet se është qëlluar fillimisht me armë zjarri, pistoletë, dhe më pas është goditur edhe me sëpatë. Pas ngjarjes, bashkëshortja dhe djali i tij dyshohet se kanë ndërmarrë veprime për të fshehur gjurmët e krimit dhe për të krijuar një version tjetër mbi rrethanat e vdekjes. Pas plagosjes, Urim Fiku është transportuar në spital, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e...
Burimi:
javanews.al