Vrasja e 24- vjeçarit në Shkodër, gjykata lë në “arrest me burg” autorin e dyshuar Andri Vulaj…

Vrasja e 24- vjeçarit në Shkodër, gjykata lë në “arrest me burg” autorin e dyshuar Andri Vulaj…

“Arrest me burg” ka vendosur gjykata e shkallës së parë në Shkodër për shtetasin Andri Vulaj, autor i dyshuar i vrasjes të Ylber Lulit, ngjarje e ndodhur më 8 shtator në lagjen “Kongresi i Përmetit”.Autori i dyshuar nuk ka dhënë asnjë dëshmi as në gjykatë dhe as në policinë vendore të Shkodrës rreth ngjarjes së rëndë. E vetmja dëshmi është ajo e avokatit mbrojtës Arbër Raja i cili deklaroi se autori i dyshuar ka dëmtime me thikë në fytyrë, qafë dhe pjesën e krahut në njërën dorë.Pala mbrojtëse i kërkoi prokurorisë që të vlerësojë këto dëmtime që ka autori i dyshuar se përse kanë ardhur dhe nga kanë ardhur.Ndërkohë babai i viktimës Qamil Luli ka deklaruar në dëshminë e tij se ka qenë në gjumë...