Votohet në parim Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Kurti: Nuk jemi të bindur, të mos ngutemi

Votohet në parim Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Kurti: Nuk jemi të bindur, të mos ngutemi

Këtë të hënë Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në votim morën pjesë 91 deputetë. Të gjithë votuan në favor të projektligjit, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji duhet të kalojë edhe në lexim të dytë për t’u miratuar përfundimisht. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kundërshtuar nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar procesin si të nxituar. Gjatë fjalimit të tij, Kurti u ndal edhe te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si bartëse të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. “Lufta e drejtë e popullit tonë ishte luftë çlirimtare. Bartëse e kësaj lufte ishte UÇK-ja. UÇK-ja është shprehja...