Vonesa te Teatri Kombëtar/ Gonxhja: Kemi gjetur tunele nën zonën e ndërtimit
Punimet për infrastrukturën e Teatrit të Ri Kombëtar mund të zgjasin edhe një vit, për shkak të kompleksitetit të projektit dhe problematikave të konstatuara gjatë gërmimeve, deklaroi ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja. Gjatë një prononcimi në media, Gonxhja bëri të ditur se në fazën e punimeve nëntokësore janë evidentuar ndryshime në themele, si dhe tunele nën zonën ku po ndërtohet godina e re, duke sjellë nevojën për përshtatje të projektit. Ministri theksoi se këto problematika kanë ndikuar në ecurinë e punimeve, ndërsa bëri të ditur se gjatë zbatimit të projektit ka pasur edhe dy-tre ndërprerje. “Investimi për godinën e re një herë në jetë bëhet. Është nga ato investime që janë shumë komplekse”, u shpreh Gonxhja. Ai nënvizoi se po...
Burimi:
kultplus.com