Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë ditën e mërkurë nga Tirana turin e saj të gjashtë vjetor në Ballkanin Perëndimor. Komisioni Evropian ka zbardhur agjendën zyrtare të kësaj vizite rajonale, e cila do ta çojë drejtuesen e lartë të BE-së në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, me fokus të veçantë te përshpejtimi i reformave integruese dhe zbatimi i Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin. Udhëtimi diplomatik do të hapet zyrtarisht në kryeqytetin shqiptar, ku Von der Leyen do të pritet në takime të nivelit të lartë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, si dhe Kryeministri Edi Rama. Përveç bisedimeve zyrtare politike mbi hapat e mëtejshëm të anëtarësimit, shefja e ekzekutivit të BE-së ka...
Burimi:
javanews.al