VON DER LEYEN NË TIRANË/ Protestuesit dalin para Kryeministrisë, raportohet për shoqërim
Qytetarë janë grumbulluar pasditen e sotme para Kryeministrisë, në kohën kur pritet takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Protesta ishte paralajmëruar më herët nga një grup qytetarësh dhe aktivistësh, të cilët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje para godinës së Kryeministrisë gjatë vizitës së zyrtares së lartë europiane në Tiranë. Ndërkohë, sipas një videoje të publikuar nga aktivistja Arvina Lleshi, një qytetare e moshuar është shoqëruar nga efektivë të Policisë së Tiranës. Ky informacion vjen nga publikimi i aktivistes dhe nuk është shoqëruar në këtë fazë me një njoftim zyrtar të Policisë që të sqarojë rrethanat e shoqërimit. Von der Leyen ka nisur sot turin e saj në Ballkanin Perëndimor, me ndalesën e parë në Tiranë, ku në...
Burimi:
ntv.al