Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar. Kurti pret Gjykatën e Apelit për ish-krerët e UÇK-së
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës në Prishtinë ka komentuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke bërë thirrje për respektimin e vendimit të gjykatës. Në konferencën për media pas takimeve me krerët institucionalë të Kosovës, Von der Leyen tha se aktgjykimi i 16 shtatorit ka shkaktuar reagime dhe emocione të forta, por theksoi se vendimi është marrë nga një institucion i pavarur gjyqësor. Ajo vlerësoi reagimin e matur të institucioneve dhe liderëve politikë të Kosovës, duke nënvizuar se mandati i Dhomave të Specializuara duhet respektuar. “Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi Von der Leyen. Presidentja e Komisionit Evropian theksoi gjithashtu se vendimi gjyqësor...
Burimi:
kohajone.com