Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Prodhuesi gjerman i automjeteve Volkswagen po tërheq 208.724 automjete në SHBA për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit, transmeton Anadolu. Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA), tërheqja përfshin disa modele Volkswagen Tiguan të vitit 2018, Volkswagen Atlas të viteve 2018-2019 dhe Audi Q3 të viteve 2019-2021. Autoriteti rregullator tha se njëri nga bulonat që lidh mekanizmin e drejtimit me nënkornizën mund të korrodohet dhe të thyhet, duke shkaktuar potencialisht çarjen e strukturës së mekanizmit të drejtimit. Dëmtimi i strukturës së mekanizmit të drejtimit mund të çojë në humbjen e kontrollit të drejtimit, duke rritur rrezikun e një aksidenti. Serviset e autorizuara do të zëvendësojnë pa pagesë bulonin e montimit në anën e djathtë të mekanizmit të drejtimit. Njoftimet për pronarët...