Volejboll/ Nis Kupa e Federatës, pretendentët debutojnë me fitore dhe synojnë gjysmëfinalet

Volejboll/ Nis Kupa e Federatës, pretendentët debutojnë me fitore dhe synojnë gjysmëfinalet

Ka startuar të premten në mbrëmje Kupa e Federatës në volejboll për meshkuj e femra, ku skuadrat që luajnë në Superligë, të ndara në dy grupe, kanë luajtur takimet e para sezonale. Dy ekipet e mira të secilit grup do të shkojnë në gjysmëfinale. Te meshkujt, në Grupin A (Shkodër), vendasit e Vllaznisë u mundën 3-0 në fushën e tyre nga Erzeni, në një ndeshje me rivalitet në të trija setet. Në Grupin B (Elbasan), skuadra e Tiranës mundi 3-1 vendasit, ndërsa Studenti befason Skënderbeun, duke triumfuar 3-0 në një përballje në përgjithësi të ekuilibruar. Te femrat, në Grupin A (Pogradec), dy ekipet juglindore kanë dalë fituese në përballjet e para. Pogradeci vendës mundi 3-0 Lushnjën e ngjitur në Superligë, ndërsa Skënderbeu mposhti po 3-0...