Vodhi makinën në vendparkimin e hotelit në Sarandë, arrestohet pas gjysmë ore ndjekje policore 31-vjeçarja e dyshuar!
Një 31-vjeçare është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se vodhi një automjet nga vendparkimi i një hoteli në lagjen nr. 1. Ajo u kap nga policia rreth 30 minuta pas vjedhjes, pranë tunelit të Skërficës, teksa drejtonte makinën e vjedhur. Sipas policisë, 31-vjeçarja kishte hequr targat e automjetit dhe i kishte hedhur në një kazan mbeturinash në dalje të qytetit. Automjeti dhe targat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Njoftimi i Policisë Sarandë: “Vodhi 1 automjet nga vendparkimi i një hoteli, në lagjen nr. 1., kapet pas 30 minutash, nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e vjedhur, dhe vihet në pranga 31-vjeçarja. Sekuestrohen automjeti i vjedhur dhe targat e tij, të cilat 31-vjeçarja i kishte hequr dhe hedhur në kazan mbeturinash. Menjëherë pas...
Burimi:
javanews.al