Vlora, zhvillimi urban dhe turistik përtej sezonit veror
Qyteti i Vlorës ka njohur një zhvillim të ndjeshëm vitet e fundit. Investimet në infrastrukturë, zgjerimi i ofertës turistike dhe projektet e reja rezidenciale po kontribuojnë në shndërrimin e qytetit nga një destinacion kryesisht veror në një qendër turistike dhe urbane aktive gjatë gjithë vitit. Kjo prirje mbështetet edhe nga të dhënat e turizmit në nivel kombëtar. Sipas INSTAT, në gusht 2026 numri i vizitorëve në strukturat akomoduese u rrit me 10,3% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa në shkurt rritja ishte 9,7%. Veçanërisht domethënëse është ecuria e zonave bregdetare, ku në shkurt 2026 u regjistruan rreth 47.800 vizitorë, 11,4% më shumë se një vit më parë. Këto të dhëna tregojnë një interes në rritje për destinacionet bregdetare, veçanërisht në jug...
Burimi:
javanews.al