VLORA, KURBANI POLITIK SI MONEDHE/ NA DUHET NJE STREHE PER CUNAMIN E RADHES QE PO VJEN
“Furtuna e Vlora Hysenit, ‘çadra’ e Ramës për cunamin e radhës” është titulli i analizës së publikuar nga “Pamfleti”, ku autori e sheh përplasjen rreth ish-drejtueses së SHISH-it si një zhvillim me pasoja të forta politike për Edi Ramën. Sipas autorit, Rama po e përdor çështjen e Vlora Hysenit si një “kurban” politik dhe si monedhë negociimi, me synimin për të amortizuar një goditje tjetër që, sipas tij, mund t’i afrohet qeverisë. “Pamfleti” pretendon se mazhoranca dhe eksponentë të saj politikë e mediatikë po distancohen nga Hyseni dhe po e vendosin atë në qendër të përgjegjësisë për zhvillimet e fundit. Autori ngre një pyetje kryesore: Nëse kryeministri kishte dijeni më herët për problemet që lidhen me drejtuesen e shërbimit sekret, përse nuk ndërhyri më parë?...
Burimi:
ntv.al