Vlora Konushevci: Me gabu
Po du me mujtë me gabu.Me e marrë nji palltë,me dalëe rrugës me e marrë veshse po m’rri ngushtë.Mandej me ia falë dikujt,se s’du me u plakë tue e mbajtë frymën.Po du me ta lanë çelësin mbi tavolinëpa u mbledhë burrat e dy familjeve,gjoksagjelat,me ma shpjegu trupin.Pa më thanë se po marr me vetediçka që s’qenka e imja.Kambët, për shembull.Qysh guxova me i çu deri te derapa u marrë vesh me ty?Edhe gojën. Ajo moti s’të ka pëlqy,veç netëve kur ma ke lypëme sy mbyllë,e nën gjuhën temet’u ka këputë fjalae më ke mbajtë për flokëshderisa t’u ka ba boll.Të nesërmen më ke treguse nji grue e ndershmes’i ban këto punë.Tash jam gati me dalë.Rri në kambë, me palltë në dorë,e ata ma mbushin filxhanin...
Burimi:
kultplus.com