Vlora Hyseni përballet me SPAK, ankimon arrestin në shtëpi
Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ankimuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, duke iu drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Kërkesa është depozituar sot nga avokati i Hysenit, sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha. Me ankimimin, ish-kreu i SHISH kërkon ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë. Sipas mbrojtjes, nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vendosjen e masës “arrest në shtëpi” dhe për këtë arsye kërkohet heqja e saj. Vlora Hyseni po hetohet nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Tashmë pritet që kërkesa e mbrojtjes të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila do...
Burimi:
ntv.al