Vlora Hyseni, anëtare e grupit të strukturuar kriminal të Ergys Agasit?
SPAK po verifikon prova të reja në kuadër të hetimit për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa në dosje po shqyrtohet edhe mundësia që asaj t’i atribuohet një tjetër akuzë: ajo e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, që dyshohet se drejtohej nga Ergys Agasi. Sipas të dhënave të bëra publike, ndaj Hysenit janë ngritur dyshime për nxjerrje të sekretit shtetëror, korrupsion dhe pastrim parash. Nëse verifikimet e SPAK-ut çojnë në prova që mbështesin dyshimin për përfshirjen e saj në grupin e strukturuar kriminal, pozita e saj në këtë hetim mund të rëndohet më tej. Megjithatë, deri në një vendimmarrje zyrtare të organit të akuzës, pretendimi për përfshirjen e Hysenit në grupin kriminal mbetet në fazën e dyshimeve dhe verifikimeve hetimore. Përgjegjësia penale mund...
Burimi:
ntv.al