Vllaznia zhytet në krizë në ndeshjen që nuk mbaronte kundër Laçit, shkodranët janë të fundit në Superiore
Derbi i veriut mes Laçit dhe Vllaznisë ka dhuruar emocione, tension dhe episode të shumta, me kurbinasit që kanë arritur të marrin një fitore të rëndësishme në javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Laçi e nisi ndeshjen me synimin për të reaguar pas rezultateve jo të mira, ndërsa Vllaznia kërkonte fitoren e parë në kampionat. Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që patën momente, por pa arritur të zhbllokonin rezultatin. Në fraksionin e dytë, Laçi u tregua më konkret. Në minutën e 50-të, Orgi Cena realizoi golin e avantazhit, duke ndezur stadiumin. Situata u komplikua edhe më shumë për Vllazninë në minutën e 71-të, kur Adrian Mehmeti u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën shkodrane me dhjetë lojtarë....
Burimi:
sportekspres.com