Vllaznia sfidon Tiranën, trajneri i shkodranëve: Na pret ndeshje delikate
Tekniku i Vllaznisë, Csaba Laszlo tregoi këndvështrimin e tij para takimit të kampionatit ndaj Tiranës. “Kam pasur shumë derbi, kjo është shumë e rëndësishme për qytetin dhe ekipin. Më e rëndësishmja për ne është që të stabilizojmë pozitën tonë në tabelë, të marrim 3 pikët. E dimë që në çdo derbi, emocionet janë të larta. Kush mund të kontrollojë emocionet dhe t’i dërgojë në rrugë pozitive me ekipin, kjo është puna që duhet të bëj me lojtarët. Të gjithë këtë energji që është shtesë në krahasim me ndeshjet e tjera, të tregojmë se jemi një ekip dhe kemi mësuar nga ndeshjet më përpara. Ndaj Egnatias mendoj se nuk bëmë një ndeshje të keqe, duhet të jemi më ‘vrastar’ para portës. Kjo ka lidhje me emocionet....
Burimi:
gijotina.com