Vllaznia nuk humbet kohë dhe zyrtarizon trajnerin e ri, ja kush ulet në pankinën shkodrane

Vllaznia nuk humbet kohë dhe zyrtarizon trajnerin e ri, ja kush ulet në pankinën shkodrane

Vllaznia nuk humbet kohë dhe zyrtarizon menjëherë trajnerin e ri që do të pasojë Edi Martinin e shkarkuar. Në pankinën e kuqebluve tashmë do të jetë Csaba Lazlo që do të ketë detyrën për të nxjerrë skuadrën shkodrane nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhet në këtë fillim sezoni. Vllaznia konfirmoi gjithçka përmes një njoftimi në rrjetet sociale, një komunikim që erdhi vetëm pak orë pas shkarkimit të Edi Martinit ‘Mirësevjen te Vllaznia, Csaba Lazlo. Eksperiencë ndërkombëtare nga Bundesliga, Skocia, Belgjika, Hungaria dhe drejtimi i dy Kombëtareve. Trajneri i Vitit në Skoci. Trajneri i Vitit në Hungari. Eksperiencë. Personalitet. Ambicie. Një kapitull i ri fillon në Shkodër. Mirë se erdhe, Mister!-lexohet në njoftimin e Vllaznisë Csaba Lazlo në karrierën e tij ka drejtuar klube...