Vllaznia në krizë, katër muaj pa fitore në kampionat! Kuqeblutë kërkojnë me urgjencë kthesën

Vllaznia në krizë, katër muaj pa fitore në kampionat! Kuqeblutë kërkojnë me urgjencë kthesën

Vllaznia vazhdon të mbetet në kërkim të fitores në kampionat, ndërsa kuqeblutë prej disa muajsh nuk po arrijnë të rikthehen te rezultatet pozitive. Shkodranët nuk kanë fituar që prej 10 majit 2026, kur në javën e fundit të sezonit të rregullt 2025-26 mposhtën 2-0 Flamurtarin.   Që nga ajo ditë, situata ka marrë një tjetër drejtim dhe skuadra ka hyrë në një seri rezultatesh negative që tashmë është shtrirë edhe në sezonin e ri. Pas suksesit me Flamurtarin, Vllaznia luajti tri ndeshjet e “Final 4”, por asnjëra prej tyre nuk solli pikë. Fillimisht kuqeblutë u mposhtën 0-2 nga Dinamoja, më pas humbën 1-2 ndaj Egnatias dhe në fund u mundën 1-2 nga Elbasani. Tri humbje radhazi në një fazë vendimtare të kampionatit e mbyllën në...