No Image Available

VLLAZNIA GODITJE NË MERKATO, ANDI HADROJ DREJT SHKODRËS

Vllaznia ka arritur marrëveshje për afrimin e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Andi Hadroj, sipas raportimeve të fundit të mediave sportive. 27-vjeçari, i cili ka luajtur për Partizanin, rikthehet në kampionatin shqiptar pas eksperiencës me Polissya Zhytomyr në Ukrainë. Më parë, Hadroj ishte pranë transferimit te Dinamo, por marrëveshja nuk u finalizua për shkak të mosdakordësive mbi kontratën. Afrimi i tij pritet të forcojë krahun e djathtë të mbrojtjes shkodrane. Mbetet për t’u pritur prezantimi zyrtar i klubit.   ntv.al