Vllaznia dhe Edi Martini ndajnë rrugët, vjen njoftimi i rëndësishëm

Vllaznia dhe Edi Martini ndajnë rrugët, vjen njoftimi i rëndësishëm

1 Tetor 2026 18:19 Telesport Pas një nisjeje shumë të dobët të këtij sezoni, ku numëron vetëm dy pikë në pesë javët e para, Vllaznia ka zyrtarizuar pak më parë largimin e trajnerit Edi Martini. NJOFTIM ZYRTAR “KF Vllaznia njofton për përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini. Klubi e falënderon trajnerin Martini për punën, angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës në drejtimin e skuadrës. I urojmë shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës së tij. Faleminderit, Edi”, shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit shkodran. Ende nuk dihet kush do të jetë pasuesi i Martinit në krye të stolit të Vllaznisë. Brenda javës së ardhshme pritet të zgjidhet trajneri i ri.