VKM/ Qeveria përfshin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në projektet e reja të rindërtimit në Kombinat

VKM/ Qeveria përfshin Fondin Shqiptar të Zhvillimit në projektet e reja të rindërtimit në Kombinat

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në vendimin për zonën e zhvillimit në njësinë administrative nr. 6, në zonën e Kombinatit në Tiranë duke i dhënë edhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) rolin e njësisë zbatuese për projektet e reja të rindërtimit. Sipas vendimit, ndryshohet akti i vitit 2020, i cili deri më tani caktonte vetëm Bashkinë Tiranë si njësi zbatuese. Me ndryshimet e reja, Bashkia Tiranë do të vijojë të zbatojë projektet e rindërtimit që janë nisur ose janë në proces, ndërsa FSHZH do të jetë përgjegjës për projektet e reja. Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të ketë në përgjegjësi ndërtimin e banesave të reja dhe të ndërtesave publike të dëmtuara, ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike dhe kritike, realizimin e ndërtimeve në zonë,...