Vjeshta shuan flakët! “Mbrojtja”: Asnjë vatër aktive. U fikën zjarre në Dibër, Lezhë, Elbasan…

Vjeshta shuan flakët! “Mbrojtja”: Asnjë vatër aktive. U fikën zjarre në Dibër, Lezhë, Elbasan…

Situata e zjarreve në vend paraqitet e qetë, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shuar të gjitha 10 vatrat e raportuara. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive apo nën mbikëqyrje. Zjarret janë shuar në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Gjirokastër dhe Fier, falë angazhimit të forcave zjarrfikëse, bashkive, policisë, shërbimit pyjor dhe Forcave të Armatosura. Në operacione janë angazhuar 174 forca operacionale dhe 14 automjete zjarrfikëse, ndërsa FA kanë mbështetur me 27 efektivë, tre mjete dhe një ambulancë. Ndërhyrjet janë fokusuar në izolimin dhe shuarjen e vatrave, duke parandaluar përhapjen e flakëve në zona të banuara dhe sipërfaqe me bimësi. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin, ndërsa strukturat mbeten në gatishmëri...