Vjedhje e bujshme në Francë, zhduket kopertina e famshme e Salvador Dalít
Një tjetër muze në Francë është bërë objekt i një vjedhjeje të bujshme. Një kopertinë gjigante libri, e projektuar nga Salvador Dalí dhe me peshë rreth 150 kilogramë, është vjedhur gjatë natës nga një muze i vogël privat i artit bashkëkohor në qytetin Issoire, në Francën qendrore. Vepra është pjesë e “Livre de l’Apocalypse” (Libri i Apokalipsit), një projekt artistik i realizuar mes viteve 1958 dhe 1961 me iniciativën e botuesit francez Joseph Forêt dhe me pjesëmarrjen e 14 artistëve dhe shkrimtarëve të njohur, mes tyre Jean Cocteau, Bernard Buffet, Léonard Foujita, Leonor Fini dhe Ossip Zadkine. Salvador Dalí krijoi kopertinën e veçantë prej bronzi, të zbukuruar me gurë të çmuar, guaska deti dhe madje edhe pjesë takëmesh, duke vendosur në qendër figurën e Krishtit...
Burimi:
kultplus.com