Vittorio Reggianini, mjeshtri italian që e pikturoi mëndafshin në përsosmëri
Ka piktorë që rrëfejnë histori përmes njerëzve dhe ka të tjerë që i japin jetë edhe objekteve. Vittorio Reggianini ishte një prej tyre. Në pikturat e tij, një fustan prej sateni nuk është thjesht pjesë e veshjes, ai duket sikur kap dritën, lëviz me trupin dhe mund të preket. Reggianini ishte një piktor italian i njohur për skenat elegante të jetës shoqërore, veçanërisht për paraqitjen e grave, fëmijëve, ambienteve luksoze dhe veshjeve të stërholluara. Ai kishte një aftësi të veçantë për të riprodhuar në telajo teksturat e pëlhurave, mobilieve dhe dekoreve me një imtësi që shpesh i afrohej efektit miniaturist. Kush ishte Vittorio Reggianini? Vittorio Reggianini lindi në Modena të Italisë, në vitin 1858. Ai studioi në akademinë e artit të qytetit, ku pati si...
Burimi:
kultplus.com