Viti i ri akademik në Gjirokastër, më shumë studentë në Universitetin “Eqrem Çabej”
Universiteti “Eqrem Çabej” ka nisur vitin e ri akademik 2026–2027, duke mirëpritur studentët në auditorët e tij dhe duke çelur një tjetër kapitull të rrugëtimit universitar. Dita e parë e vitit akademik solli emocionet e veçanta të rikthimit në auditorë, por edhe të fillimit të një eksperience të re për studentët që ulen për herë të parë në bankat e universitetit. Një nga treguesit pozitivë të këtij viti është rritja e numrit të studentëve krahasuar me vitin e kaluar, duke dëshmuar interesin në rritje për programet e studimit që ofron Universiteti “Eqrem Çabej” dhe rëndësinë që vijon të ketë arsimi i lartë në Gjirokastër. Për studentët e rinj, nisja e universitetit shënon fillimin e një etape të rëndësishme, të mbushur me dije, sfida, miqësi dhe...
Burimi:
argjiroja.net