Visar Morina rrëfen për “Shame and Money” në “The Hollywood Reporter”

Visar Morina rrëfen për “Shame and Money” në “The Hollywood Reporter”

Regjisori kosovar Visar Morina ka folur për filmin “Shame and Money” në një intervistë për revistën amerikane “The Hollywood Reporter”, e cila i ka kushtuar një artikull të veçantë filmit që po synon çmimet Oscar 2027 në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar. Intervista, e realizuar nga gazetari Georg Szalai dhe e publikuar më 9 nëntor në rubrikën “Oscars 2027: Int’l Films in Focus”, trajton frymëzimin personal të regjisorit, realitetin ekonomik në Kosovë dhe mënyrën se si filmi e vendos dinjitetin njerëzor në qendër të rrëfimit. Duke folur për titullin e filmit, Morina ka treguar se gjatë hulumtimit në Kosovë, ku ishte marrë me tregun e banesave dhe të punësimit, kishte vërejtur se krahas vështirësive ekonomike, njerëzit përballeshin edhe me ndjenjën e turpit, si...