Vinicius: Po kaloj një periudhë të vështirë, u zemërova kur më zëvendësuan por aty ndryshoi ndeshja jonë

Vinicius: Po kaloj një periudhë të vështirë, u zemërova kur më zëvendësuan por aty ndryshoi ndeshja jonë

Përmbysja e Real Madrid ndaj Roma e ka vënë në qendër të vëmendjes situatën rreth Vinicius Junior. Braziliani, i cili e nisi titullar ndeshjen në “Olimpico”, përjetoi një mbrëmje të vështirë, e cila përfundoi me zëvendësimin e tij ndërsa verdhekuqtë ishin në avantazh 3-1. Megjithatë, vetëm pak minuta pasi ai u largua nga fusha, gjithçka ndryshoi: ‘los blancos’ shënuan tre gola brenda dhjetë minutash, duke realizuar një përmbysje të jashtëzakonshme. Vendimi i José Mourinho për ta zëvendësuar atë ndezi debate, veçanërisht për shkak të reagimit të brazilianit, i cili dukej dukshëm i pakënaqur. Megjithatë, Vinicius tregoi vetëkritikë: “Është normale që u zemërova kur më zëvendësuan, sepse gjithmonë dua të jap më të mirën dhe të ndihmoj ekipin. Jam i zemëruar me veten sepse nuk po...