Vijon revolta para Kryeministrisë, policia u hedh protestuesve ujë me presion
Qytetarët dhe studentët edhe pasditen e kësaj të enjte po vijojnë të qëndrojnë para ambienteve të Kryeministrisë në protestën studentore e cila shënon ditën e saj të 10-të. Për disa orë situata ishte e qetë, teksa tensionet kanë vijuar pak minuta më parë. Policia ka ndërhyrë duke i shpërndarë më ujë protestuesit të cilët largohen përkohësisht dhe më pas rigrumbullohen. Protesta e të rinjve ka nisur që në orën 09:00 përpara Parlamentit, ku një orë më pas nisi seanca plenare e cila u pasua me tensione dhe debate.
Burimi:
gijotina.com