Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

Vijon puna për rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Realizimi fizik ka arritur në 87%

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i rrugës Elbasan–Rrogozhinë, ku vijojnë me ritme të larta punimet për ndërtimin e këtij aksi të rëndësishëm infrastrukturor. Sipas Ramës, puna po vijon në gjashtë fazat e para të projektit, ndërsa aktualisht po punohet intensivisht për realizimin e shtresave asfaltike në rreth 15 kilometra të segmentit. Realizimi fizik i përgjithshëm i punimeve ka arritur në 87%, duke e çuar projektin drejt fazës së përfundimit. Në segmentin Elbasan-Papërr, Faza 3, punimet janë përqendruar te realizimi i shtresave asfaltike në veprat e artit të mëdha. Konkretisht, po punohet në dy ura, ndërsa janë drejt përfundimit edhe punimet e mbistrukturës në dy ura të tjera. Ecuria e punimeve në këtë kantier tregon një progres të konsiderueshëm, me projektin që tashmë...