Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

Vijon protesta para Kuvendit, studentët dhe pedagogët heqin gardhin metalik dhe qëndrojnë përballë policisë

Vijon protesta e studentëve dhe pedagogëve përpara godinës së Kuvendit, pavarësisht se seanca plenare ka përfunduar pas më shumë se një ore tensionesh dhe përplasjesh mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Një grup protestuesish ka vendosur të qëndrojë përpara Parlamentit, duke mos u larguar edhe pas mbylljes së punimeve të Kuvendit. Gjatë tubimit, protestuesit kanë hequr gardhin metalik të vendosur përpara godinës, ndërsa vijojnë të qëndrojnë përballë forcave të policisë. Ndërkohë, seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me debate të ashpra, përplasje fizike dhe tensione mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Pavarësisht situatës së krijuar, mazhoranca vijoi me votimin e projektligjeve të rendit të ditës. Protesta e studentëve dhe pedagogëve ka hyrë në ditën e dhjetë, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë...