Vijon operacioni ‘Shkolla të pastra’ në Tiranë, një i arrestuar, iu gjet kokainë e 2 pistoleta
Një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra” ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Orges Ferazini, i cili dyshohet se ishte pjesë e rrjetit të shpërndarjes së drogës pranë shkollave në kryeqytet. Ferazini u arrestua në banesën e tij në rrugën “Rreshit Petrela”, ku gjatë kontrollit policia gjeti dhe sekuestroi 363 gramë kokainë, të ndarë në 235 doza, si dhe një peshore elektronike. Në banesë u gjetën gjithashtu dy pistoleta dhe municion luftarak, të cilat 28-vjeçari dyshohet se i mbante pa leje. Ferazini ishte shpallur në kërkim pas operacionit “Shkolla të pastra”, ku Gjykata e Tiranës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”....
Burimi:
ntv.al