Vijon “lufta” me zjarret: 4 vatra ende aktive, problematike situata në Dajt, Bulqizë dhe Mat
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar bilancin e zjarreve në vend, duke njoftuar se aktualisht raportohet 12 vatra zjarri, prej të cilave 4 vijojnë të jenë akive. Sipas njoftimit, vatra aktive vijojnë të jenë në Dajt-Qafë Priskë, Vajkal në Bulqizë, Lundre në Mat dhe në Urën e Shtrenjtë në Shkodër. Megjithatë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara në vatrat aktive. Njoftimi i plotë: Sipas informacionit operacional të datës 31.08.2026, deri në orën 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 12 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 4 janë shuar plotësisht. Për përballimin e situatës janë angazhuar, krahas strukturave vendore, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Vatrat...
Burimi:
zeri.ai