Vijon kriza politike në Kosovë! Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Vijon kriza politike në Kosovë! Bekim Sejdiu tërhiqet nga kandidatura për president

Bekim Sejdiu KOSOVË-Bekim Sejdiu ka njoftuar se ka vendosur se tërhiqet nga kandidatura për president të Republikës së Kosovës. Emri i tij erdhi pas muajsh në ngërç politik dhe diskutimesh mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, por pas 15 ditësh, sërish nuk ka një kandidat për president të Kosovës. Përmes një njoftimi në Facebook, Sejdiu ka thënë se e ka marrë ketë vendim nga mungesa e mbështetjes së nevojshme parlamentare për zgjedhjen e tij si presidentit dhe nga devijimi i tërë procesit në vorbullën e dinamikave dhe përplasjeve të brendshme politike. Në reagimin e gjatë ku njofton largimin nga gara, Sejdi thekson se motivi i tij i parë dhe i vetëm për ta pranuar propozimin për...