Videot intime të personave publikë/ Komisioneri: Edhe ata kanë të drejtë për privatësi
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka reaguar pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjete sociale dhe portale online të materialeve të pretenduara intime të personave publikë në Shqipëri. Në reagimin e saj, Zyra e Komisionerit u bën thirrje mediave, portaleve dhe përdoruesve të internetit të ndalojnë publikimin dhe rishpërndarjen e këtyre materialeve, duke theksuar se edhe personat publikë gëzojnë të drejtën për privatësi dhe mbrojtjen e dinjitetit. Sipas Komisionerit, kurioziteti i publikut për jetën intime të një individi nuk përbën në vetvete interes publik dhe nuk mund të përdoret si justifikim për publikimin e përmbajtjeve private. Në reagim theksohet gjithashtu se liria e shprehjes dhe e informimit duhet të ushtrohet në përputhje me kërkesat ligjore për domosdoshmërinë,...
Burimi:
ntv.al