videot intime të Adi Hilës/ Flet eksperti: Nuk ishin kamera sigurie, ishin drejtuar nga krevati dhe jo nga kasaforta
Pozicionimi i kamerës nga e cila dyshohet se janë siguruar pamjet intime të kompozitorit Adi Hila ngre pikëpyetje nëse ajo ishte vendosur për arsye sigurie apo për regjistrimin e materialeve. Eksperti i sigurisë Fatjon Softa foli për këtë çështje në “News24 Fundjavë”, duke analizuar edhe mundësinë e hakerimit dhe mënyrën se si materiale të tilla mund të shpërndahen. Softa ka ngritur pikëpyetje mbi qëllimin e vendosjes së kamerës, duke u ndalur veçanërisht te fakti se ajo ishte e orientuar drejt krevatit. Sipas tij, duhet bërë dallimi mes një kamere sigurie dhe një kamere të fshehtë. “Kamerat e sigurisë duhet të ndahen nga kamerat e fshehta. Këto të dytat vendosen sepse prona jote mund të rrezikohet apo abuzohet. Kur e përdor si një ambient privat, gjërat...
Burimi:
gijotina.com