Videot intime, Aurela Gaçe: Nuk lejoj askënd të më përbaltë, jam në krah të çdo vajze e gruaje
Këngëtarja Aurela Gaçe ka thyer heshtjen dhe ka reaguar publikisht ndaj lajmeve dhe aludimeve që cenojnë emrin dhe dinjitetin e saj. Këngëtarja mohon kategorikisht të ketë lidhje me videot e personazheve publikë. “Bashkëpunimet e mia muzikore janë marrëdhënie profesionale dhe nuk i japin askujt të drejtën të sajojë histori për jetën time”, shprehet Gaçe. Artistja thekson se nuk do të tolerojë përdorimin e emrit të saj në histori të pavërteta dhe paralajmëron hapa ligjorë ndaj çdo shpifjeje. “Jam në krah të çdo vajze e gruaje që përballet me shpifje, poshtërim apo cenim të privatësisë. Liria e fjalës nuk është liri për të shpifur”, përfundon ajo. Postimi i plotë Përshëndetje! Ditët e fundit po shoh emrin tim të përfshihet në lajme e aludime të pabazuara. Përballë...
Burimi:
kohajone.com