Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Videoja e Vuçiçit, avokati i Thaçit vë në dyshim dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiç, ka ngritur pikëpyetje pas një deklarate të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, lidhur me informacionet që ky i fundit pretendon se kishte marrë në Paris përpara shpalljes së vendimit ndaj ish-presidentit të Kosovës. Misetiç ka publikuar një video të Vuçiçit, i cili kishte deklaruar se gjatë qëndrimit në Paris kishte marrë sinjale nga drejtues europianë dhe botërorë se Thaçi mund të përballej me një dënim të rëndë. Vuçiç ishte takuar me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator, ndërsa vendimi i Gjykatës Speciale u shpall më 16 shtator. Sipas avokatit, deklarata ngre pyetje se si mund të kishte informacion për përmbajtjen e vendimit disa ditë përpara shpalljes së tij. Misetiç e lidh këtë me Macronin, megjithëse Vuçiç në deklaratën e...