VIDEO/ Zjarri shkrumboi banesa e toka, ja çfarë lanë pas flakët që përfshinë Levanin

VIDEO/ Zjarri shkrumboi banesa e toka, ja çfarë lanë pas flakët që përfshinë Levanin

Shtëpi të shkrumbuara, ullishte të djegura dhe toka të nxira. Kjo është panorama që ka lënë pas zjarri i fuqishëm që përfshiu zonën e Levanit në Fier ditët e fundit. Në videon e siguruar nga RTSH, pamjet tregojnë qartë gjurmët e zjarrit në territor. Sipërfaqe të tëra janë kthyer në terren të zi, ndërsa ullinjtë dhe pemët frutore janë përfshirë nga flakët. Në disa zona shihen ende pasojat e drejtpërdrejta të zjarrit, me banesa të dëmtuara dhe prona të shkrumbuara. Nga flakët janë djegur dy banesa, ndërsa zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte dhe pemë frutore. Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në një biznes me koshere bletësh, i cili është shkrumbuar plotësisht. Zjarri nisi në zonën e Fermë Çlirim, ndërsa i favorizuar...