VIDEO/ Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, arrest me burg për nënë e bir: Mori pistoletën e qëlloi veten

VIDEO/ Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, arrest me burg për nënë e bir: Mori pistoletën e qëlloi veten

Kanë dalë para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë Sadete dhe Gazmir Fiku, nënë e bir, të akuzuar për vrasjen e Urim Fikut, 61 vjeç, përkatësisht bashkëshortit dhe babait të tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Godvi të Bulqizës. Të dy të akuzuarit kanë mohuar përfshirjen në vrasje, duke qëndruar në versionin e dhënë fillimisht, sipas të cilit 61-vjeçari ishte sulmuar nga një ari. Sipas deklarimeve të tyre, Urim Fiku ishte kthyer në banesë i gjakosur dhe me dëmtime të rënda, pasi ishte sulmuar nga kafsha e egër. Më pas, ai kishte hyrë në shtëpi, kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar veten në gjoks. Pas ngjarjes, bashkëshortja e tij kishte njoftuar ambulancën. Ndërsa Gazmir Fiku, në deklarimet e tij, ka pretenduar se nuk ndodhej...