VIDEO – Viti i ri shkollor në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci uron nga gjimnazi “Oso Kuka”…

VIDEO – Viti i ri shkollor në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci uron nga gjimnazi “Oso Kuka”…

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, zgjodhi gjimnazin “Oso Kuka” për të uruar nxënësit dhe mësuesit në ditën e parë të vitit të ri shkollor. Gjimnazi “Oso Kuka” është një nga shkollat ku Bashkia Shkodër ka investuar në rikonstruksionin e palestrës dhe përmirësimin e ambienteve sportive, duke krijuar kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve të nxënësve.Kryebashkiaku Benet Beci u shpreh i kënaqur që ndodhej pranë nxënësve në një ditë të mbushur me emocione dhe energjinë e një fillimi të ri. Ndërkohë, Bashkia Shkodër ka bërë të ditur se investimet për përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit do të vijojnë edhe gjatë këtij viti.Post navigation