VIDEO/ Trajneri nuk e kishte në plan ta fuste! Armando Broja hyn dhe shpërthen pas 2 minutash, asisti i hequr në mënyrë fatale
Armando Broja vazhdon që të ketë vështirësi të mëdha te Burnley. Pavarësisht se u la jashtë Kombëtares dhe Shqipëria i dha një mundësi të artë për të ndryshuar situatën në klub, shqiptari nuk e ka bindur trajnerin Hayen në stërvitje. Gjatë ditëve që Kombëtaret po luanin, Armando Broja dhe një grup lojtarësh që nuk u grumbulluan nga Kombëtaret e tyre respektive, po vazhdonin stërvitjen te Burnley. Megjithatë për Brojën nuk kishte shumë lëvizje, i vetmi ndryshim ishte fakti se nga zgjedhje e katërt që ishte në herën e fundit, këtë herë Broja kaloi në zgjedhjen e tretë të trajnerit Hayen. Si titullar, Burnley e nisi me Amdouni kundër ëatford dhe pjesa e parë përfundoi 0-3. Amdouni ka shënuar disa gola radhazi në ndeshjet e fundit...
Burimi:
sportekspres.com