VIDEO – Skema e tregjeve të lagjeve, Bekim Mema: Kushte më të mira për tregtarë e qytetarë…

VIDEO – Skema e tregjeve të lagjeve, Bekim Mema: Kushte më të mira për tregtarë e qytetarë…

Ka nisur zbatimi i skemës së re të “Tregjeve të lagjeve” në Shkodër, një nismë që synon të krijojë kushte më të përshtatshme për tregtarët e vegjël dhe njëkohësisht të lirojë trotuaret dhe hapësirat publike. Në pesë rajonet e qytetit janë përcaktuar hapësirat ku tregtarët ambulantë mund të shesin prodhimet e fermave dhe bahçeve të tyre, pa penguar lëvizjen e qytetarëve. Zëvendëskryetari i Bashkisë Shkodër, Bekim Mema, shpjegon se vendndodhjet janë përcaktuar nga administratorët e rajoneve në dakordësi me tregtarët, banorët dhe komunitetin.Tezgat ofrohen pa pagesë, ndërsa tregtarët duhet të kujdesen për mbajtjen pastër dhe të rregullt të hapësirës pas përfundimit të tregtimit. Skema synon të mbështesë familjet që sigurojnë të ardhura nga shitja e prodhimeve të tyre, duke garantuar në të njëjtën kohë trotuare...