VIDEO/ Shpërthen kamioni në parking, topi gjigant i zjarrit ngrihet në ajër në SHBA
Momente paniku janë regjistruar në një parking të mbushur me automjete në qytetin Billings, në shtetin Montana të SHBA-së, pasi një kamion që tërhiqte pajisje për përzierjen e asfaltit u përfshi nga flakët dhe më pas shpërtheu fuqishëm. Shpërthimi krijoi një top të madh zjarri që u ngrit në ajër, duke shkaktuar frikë te punonjësit dhe klientët e bizneseve përreth. Ngjarja ndodhi më 15 tetor, rreth orës 13:00, në një kompleks tregtar në King Avenue West. Flakët u përhapën me shpejtësi në pajisjet e tërhequra nga kamioni, përpara se të ndodhte shpërthimi që shkaktoi dëme materiale edhe në një biznes pranë. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur automjeti përfshihet nga zjarri dhe më pas shpërthen. Forca e shpërthimit ishte...
Burimi:
syri.net