VIDEO / Reshjet shkaktojnë përmbytje në Theth, uji vërshon drejt bizneseve, zona pa energji prej 24 orësh
Reshjet intensive të shiut dhe prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar problematika në zonën turistike të Thethit. Dalja e përrenjve nga shtrati ka bërë që uji të vërshojë drejt disa bizneseve turistike, duke depërtuar në ambientet pranë bujtinave dhe duke vështirësuar aktivitetin e tyre. Situata paraqitet problematike edhe sa i përket furnizimit me energji elektrike. Për shkak të kushteve të krijuara, zona e Thethit vijon të jetë pa energji elektrike prej rreth 24 orësh. Prurjet e shumta dhe reshjet e vazhdueshme kanë shtuar vështirësitë për banorët dhe operatorët turistikë.
Burimi:
javanews.al