VIDEO / Rama ndan mendimin e ekspertit izraelit: Algoritmi nxit urrejtjen dhe frikën
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një video të Yuval Noah Harari-t, një prej autorëve më të njohur në botë për analizën e teknologjisë, shoqërisë dhe ndryshimeve që sjell epoka digjitale, për atë se çfarë fuqie kanë algoritmet. Me komentin e kryeministrit Rama, “shkurt dhe qartë për algoritmin”, videoja rikthen një temë që kreu i qeverisë e ka vendosur prej javësh në qendër të debatit politik në Shqipëri për mënyrën se si algoritmi i rrjeteve sociale angazhoi edhe protestat para Kryeministrisë. “Algoritmet eksperimentuan miliona e miliarda njerëz si mbi kavie njerëzore, si t’i bëjmë njerëzit më të angazhuar, si t’i bëjmë njerëzit të kalojnë sa më shumë kohë në platformë dhe të reagojnë më shumë ndaj saj, p.sh. të ndajmë...
Burimi:
javanews.al