VIDEO/ Priti një vit për këtë moment, Zhegrova shënon golin e parë me fanellën e Juventusit
Pritja ka marrë fund. Edon Zhegrova ka shënuar sot golin e tij të parë me fanellën e Juventusit. Sulmuesi shqiptar hyri në fushë në pjesën e dytë të lojës, duke shtuar menjëherë ritmin në fashën e djathtë të bardhezinjve. Kur kronometri po numëronte minutën e 83-të Zhegrova, me të majtën e tij, e dërgoi topin në rrjetën e Sasuolos dhe barazoi shifrat në 1-1. Një çast të cilin futbollisti i Kosovës e pristje prej një viti./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com